Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në një aktivitet të mirëorganizuar të Qendrës Shqiptare️ për Integrimin e Njerezve me Nevoja të Veçanta, në Elbasan.
“Panairi i Aftësive”, një event ku të rinjtë demostrojnë talentet e tyre të jashtëzakonshme dhe një moment specializimi dhe integrimi komunitar shumë të domosdoshëm. Më këtë rast komisioneri Gajda shpërndau dhe çertifikatat për të rinjtë me nevoja të veçanta.
Qëndra është themeluar 3 vjet më parë nga prinder dhe profesioniste, misioni i se ciles eshte integrimi i njerezve me nevoja te vecanta ne shoqeri permes:
-Sherbimeve per individe me nevoja te vecanta dhe familjet e tyre .
– Keshillimit e mbrojtes ligjore.
-Trajnimit
-Ndergjegjesimit.
Nga dhjetori i vitit 2018 kjo qender eshte duke zbatuar projektin 3 E ( Education, Employment , Empowerment) for youth/Edukim , fuqizim , punesim per te rinjte.
Ky projekt eshte financuar nga GIZ Albania nepermjet programit ProSEED dhe kishte per qellim te ndihmonte te rinjte me dhe pa nevoja te vecanta te rriten ne menyre profesionale dhe integrimin e tyre ne shoqeri.