Deklaratë pë shtyp

Komisioneri Gajda pranë komunitetit rom në Korçë

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda ishte pranë komunitetit rom në Korçë në një takim informues dhe sensibilizues.
Përfaqësuesit e komunitetit, z. Arben Kosturi dhe Dorin Ciuba i ngritën Komisioneri Gajda dhe zyrës lokale të KMD Korçë një sërë problematikash në lidhje me aksesin e shërbimeve publike në Bashkinë Korçë, çështjen e strehimit dhe arsiminin e anëtarëve të komunitetit.
Komisioneri Gajda tha se zyra e KMD i ka prioritet shqetësimet e përditshme të komunitetit rom dhe shumë nga vendimet për Diskriminim janë një realitet që ka vënë para përgjegjësisë institucionet qëndrore dhe lokale.
Po ashtu, Komisioneri Gajda vuri në dukje nevojën për rrjetëzime të komunitetit rom dhe egjiptian, jo vetëm në nivel lokal dhe kombëtar, por edhe ndërkombëtar🇪🇺. Nevojitet një koordinim më i madh për nxitjen e arsimit dhe punësimit profesional të komunitetit rom.
Gjatë takimit të sotëm, u prezantuan edhe disa kumtesa të dr. Eris Rusi, Prof.Fehmi Xhemi, z. Arben Kosturi dhe Bledi Taho mbi pasurinë e kulturës rome🇦🇱️. Në fund përfaqësuesit e 10 shoqatave rome dhe 2 egjiptian nënshkruan një marrëveshje për Rrjetëzimin e shoqatave në qarkun Korçë.

Image may contain: 3 people, people sitting

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 1 person, sitting, table and indoor