Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda dhe z.Roberto De BERNARDI, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri️ zhvilluan një takim në Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Drejtorinë e Kujdesit Social, që qytetin e Korçës.
Së bashku me drejtorin e institucionit z. Kristaq Grabocka dhe Drejtorin e Kujdesit Social, z. Ilir Zguri, si dhe stafin e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve u biseduan mbi problematikat e ndryshme që hasin nxënësit e grupeve vulnerabël, plotësimin me mësues ndihmës të shkollave në nevojë në zonat rurale dhe trajtimi i pastrehëve në kushte emergjence në këtë qark.
Ndersa ndalesa parë ishte në shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali” në një takim me stafin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve të kësaj shkolle.
U diskutuan probleme të ndryshme si bullizmi, përjashtimi i fëmijëve nga edukimi dhe gjetja e instrumenteve për të ndërtuar bashkëpunimin, shkollë-komunitet-institucione.
Këto takime ishin në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjen e UNICEF për organizimin e Ditëve të Hapura, në shkollat e qytetit dhe adresimin e problematikave për shkeljen e të të drejtave dhe diskriminimin.Vizitë e z. Roberto De BERNARDI, përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, në qytetin e Korçës, në kuadër të mbështetjes së dhënë nga kjo organizatë për Zyrën Rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Komisioneri Gajda dhe shefi i UNICEF vizitë pune në qarkun e Korçës
24
Apr