Deklaratë pë shtyp

Komisioneri Gajda pret përfaqësues të ECRI

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në një takim Përfaqësues të Këshillit të Evropës (ECRI), Z. Christian Ahlund (Suedi), Znj. Sara Gimenez (Spanjë) dhe Z. Thobias Bergmann.
Gjatë takimit u diskutua raporti i ciklit te mëparshëm i ECRI-it mbi Shqiperine, ku u vu në dukje angazhimi i KMD për të qenë gardian i të drejtave të njeriut në vend.
Nga ana e tij, Komisioneri Gajda prezantoi veprimtarinë e KMD për të promovuar barazinë dhe të drejtat njerëzore.