Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar i Integrimit Europian.
Takimi kishte si tematika kryesore: “Ecurinë dhe të rejat më tëfundit nga institucionet në kuadër të negociatave të anëtarësimitnga muaji Mars 2019” si dhe “Progresin e realizuar ngainstitucionet e pavarura për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian në raportin e vitit 2019 për Shqipërinë sidhe nënkomitetit BE🇪🇺-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri”.
Gjatë fjalës së tij Komisioneri Dr. Gajda
Robert Gajda, theksoi se problem ngelej adresimi i rekomandimeve, nga institucionet publike. Ai shtoi se ishin bërë hapa pozitive përsa i përket vëmendjes së gjykatave rreth trajtimit të çështjeve të diskiminimit.
Ai vlerësoi si pozitiv faktin e rritjes se kapaciteteve të komisionerit ku tashmë ka dhe 3 zyra rajonale për të qenë më afër qytetarëve. Ai informoi se ky institucion kishte hartuar propozimet për ndryshimin e ligjit për mosdiskriminin dhe pas organzimit të konsultimit me shoqërinë civile do t’ia përcillte këto propozime, kuvendit
KMD në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian
![](https://www.kmd.al/wp-content/uploads/2019/09/70563296_2444977778878696_7906017232579198976_n.jpg)
20
Sep