Aktivitete Ndërgjegjësuese, Deklaratë pë shtyp

Hapet zyra rajonale e KMD në FIER. Përzgjedhje strategjike

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, së bashku me autoritetet lokale të Fierit përuruan çeljen e zyrës rajonale të KMD në Fier, pranë sporteleve të ADISA-s, ku qytetarët e 3 qarqeve Fier, Vlorë e Lushnje do të kenë mundësinë të informohen, ankohen dhe të gjejnë të drejtën e tyre, nëse ndjehen të diskriminuar.
Krahas Komisionierit Dr. Gajda, Prefektit të Qarkut Fier, Baki Bala, në ceremoni mori pjesë dhe zv/Kryetarja e Bashkisë Fier, Enkelejda Peshkëpia që vlerësuan përzgjedhjen strategjike për të promovuar të drejtat e njeriut dhe luftuar diskriminimin në këtë aks të rëndësishëm dhe të mbipopulluar.
Komisioneri Dr. Gajda theksoi rëndësinë e hapjes se zyrës në një rajon të madh siç është Fieri. Prania e saj do të jetë një vlerë e shtuar për komunitetin për adresimin e problematikave të shkeljes se të drejtave dhe luftës së anti-Diskriminimit. Komisioneri përshëndeti bashkëpunimin me qëndrën ADISA dhe falenderoi për gadishmerinë që Zyra të vendosej pranë ambienteve të këtij institucioni.

Image may contain: 3 people, people standing

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing

Image may contain: 6 people

Image may contain: 1 person, sitting and indoor