Aktivitete Ndërgjegjësuese, Deklaratë pë shtyp

Deklaratë për shtyp e KMD mbi përdorimin e gjuhës së urrejtjes

 

Nisur nga publikimi në media i disa shprehjeve që i atribuohet nën/Kryetarit të Kuvendit, z. Myslym Murrizi, në lidhje me përdorimin e gjuhës së urrejtjes përçmuese dhe denigruese kundrejt komunitetit rom, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda fton deputetin që të qartësojë qëndrimin e tij, mbi këtë shqetësim.
Përdorimi i termave që cënojnë dinjitetin e njeriut dhe për më shumë nga persona publikë që kanë rezonancë në media, duke ndikuar në sjellje, mënyra mendimi dhe nxitjen e steriotipeve negative është në kundërshtim me aktivitetin dhe përpjekjet e shumë aktorëve insitucionalë kombëtarë e ndërkombëtare, si dhe organizatave jo qeveritare që mbrojnë të drejtat njerëzore për të luftuar diskriminimin dhe promovuar barazinë.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit Kuvendin e Shqipërisë të aktivizojë të gjithë mekanizmat institucionalë në dispozicion për ruajtjen e etikës së zyrtarëve të lartë.

KMD