Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë për 25 vjetorin e ECRI (Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës), ku në axhendë është nevoja për një përpjekje të re në luftën kundër Racizmit dhe intolerancës në shoqëritë tona.
Më herët Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në Grupin e punës së EQUINET, mbi standartet dhe projektet e institucioneve të barazisë, që po mbahet në Francë.