Deklaratë pë shtyp

Komisioneri Dr.Gajda: E drejta për protestë e garantuar, Policia të vetpërmbahet në raste tubimesh

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave për protestën e sotme 9 maj në Sheshin Skëndërbej, në të cilën policia e Shtetit tentoi të shperndajë disa qytetarë, si dhe ka shoqëruar mbi 10 pjesëmarrës.
E drejta e shoqërisë civile për të protestuar, në respektim të rregullave të distancimit fizik dhe masave të higjenës për shkak të COVID19, është e garantuar me Kushtetutë (neni 47).
Detyra e organeve ligjzbatuese për të respektuar Ligjin Mbrojtjen Civile (nr 45/2019) duhet të jetë konform edhe me ligjin për Policinë e Shtetit (108/2014, neni 5) që garanton dinjitetin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, proporcionalitetin dhe mosdiskriminim.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi konstatoi përmes pamjeve filmike sjellje jo proporcionale të efektivëve të policisë së Shtetit, ushtrim të forces fizike ndaj grave, si dhe mosmarrje të masave të distancimit fizik për shoqërimin në ambientet e komisariatit.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxit policinë e Shtetit dhe qytetarët të vetpërmbahen në sjelljet publike dhe të komunikojnë me etikë. Respektimi i dinjitetit njerëzor duhet të udhëheqë gjithmonë veprimet e organeve publike sidomos në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme