Aktivitete Ndërgjegjësuese, Deklaratë pë shtyp, Lajme

Gjuha e urrejtjes në stadiume, reagon Komisioneri Gajda

KMD – Deklaratë për shtyp

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shprehet i shqetësuar për përmbajtjet me gjuhë urrejtje në koret e parullat e shfaqura në ndeshjet e luajtura të Kombëtares Shqiptare në Euro2024, në Gjermani.

Duke theksuar se mbrojtja kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit etnik përbën një të drejtë të njeriut, e cila duhet të sigurohet dhe në fushën e sportit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi fton autoritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit⚽ (FSHF), të marrin masat e nevojshme së bashku me UEFA për adresimin e ngjarjes së rëndë, në mënyrë që të mos përsëritet.

Duke shprehur keqardhjen e thellë për praninë e shprehjeve të urrejtjes dhe të diskriminimit etnik në sport dhe duke vërejtur se këto fenomene shfaqen edhe në stadiumet tona, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është i gatshëm të bashkëpunojë me FSHF-në për implementimin e udhëzuesit të FIFA-s për Praktikat e Mira të Diversitetit dhe Anti-Diskriminimit për të promovuar tolerancën dhe luftuar shprehjet e urrejtjes në stadiume.
Sporti duhet të shprehë vlera si ato të dinjitetit, gjithëpërfshirjes dhe respektit të cilat vlejnë për çdokënd.
Thirrjet dhe nxitjet e urrejtjes raciste me sfond etnik nuk mund dhe nuk duhet ta njollosin tifozerinë e mrekullueshme shqiptare dhe gjithë përpjekjen e sportistëve.
Komisioneri i fton të gjithë të gëzojmë e të mos urrejmë.

©️ Federata Shqiptare e Futbollit