Aktivitete Ndërgjegjësuese

Aktivitet i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Institutin e Njerëzve që nuk Dëgjojnë.

Me datë 26.09.2012, me mbështetjen e UNDP-së, u zhvillua një aktivitet i përbashkët i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Shoqatës Kombëtare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë (ANAD) dhe Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, në ambjentet e këtij institucioni. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Javës Botërore të Personave që nuk Dëgjojnë. Në takim u prezantuan krijime artistike të realizuara nga nxënësit me asistencën e stafit pedagogjik të Institutit dhe Shoqatës ANAD. Aktiviteti u parapri nga një takim i Drejtoreshës së Përgjithshme të UNDP-së, Znj. Yesim M. Kaya, Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Irma Baraku, dhe Drejtoreshës së Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, znj.Lindita Kalimi. Në takim u evidentuan çështje që shqetësojnë këtë komunitet dhe mundësitë e bashkëpunimit.

 

                                                                                   Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

Aktivitet i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Institutin e Njerëzve që nuk Dëgjojnë.