Sfido Urrejtjen – “Menaxhimi i rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes me sfond fetar në formën e denigrimit, stereotipizimit dhe stigmatizimit”, është projekt i financuar nga AMA duke realizuar disa aktivitete lancuese dhe informuese, monitorim i gjuhës së urrejtjes në median e shkruar, audiovizive dhe online.

Synimin i projektit është të informojë gazetarët e medias së shkruar dhe vizive mbi rolin e institucioneve të pavarura si mbrojtës të të drejtave të njeriut; si dhe diskutim me gazetarët mbi mënyrën e raportimit te informacionit dhe problematikat që mund të krijohen në përçimin e tij, duke shmangur komunikimin që mund të krijojë shqetësim në komunitetet fetare në formën e stereotimizimit, denigrimit apo stigmatizimit.

Informimi i gazetareve në këtë drejtim, synon që ti bëjë ata partnerë të Institucioneve të Pavarura në mbrojtje për një mbrojtje më afektive të të drejtave të njeriut dhe më të vetëdijshëm mbi impaktin social të komunikimit të informacionit.