Deklaratë pë shtyp

Ambasadori i BE vizitë në zyrën e Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda priti në një takim pune z. Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian🇪🇺 në Shqipëri.
Komisioneri Gajda informoi ambasadorin Soreca për veprimtarinë e KMD në promovimin e barazisë dhe luftimin e diskriminimit në vend, përmes mekanizmave që i jep Kushtetuta, ligji dhe konventat e ndryshme.
Nga ana e tij, ambasadori i BE Soreca falenderoi për bashkëpunimin institucional dhe vuri në dukje rëndësinë që ka prioriteti i 5-të i BE për Shqipërinë, për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut, si dhe garantoi një dinamikë të re angazhimi të zyrës së BE në Tiranë në këtë fushë me KMD.