Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në aktivitetin mbi “Aspekte Të Aksesit në Shëndetësi dhe Mbrojtjes nga Diskriminimi për Grupet Vulnerabël”, të organizuar nga Civil Rights Defenders Albania, me mbështetjen e Qeverisë së Suedisë.
Komisioneri Gajda në fjalën e tij vuri në dukje aspekte të aksesit në shërbimin shëndetësor parësor dhe të specializuar, nevojën për përfshirje sa më të gjërë të organizatave që mbrojnë të drejtat e pacientëve në politikat e përkujdesjes dhe rolin e zyrës së Komisioneritt për Mbrojtjen kundër Diskriminimit si një mjet efektiv për garantimin e aksesit në Shëndetësi, duke ilustruar problematika dhe raste suksesi për mbrojtjen nga diskriminimi.
Qëllimi i këtij workshopi ishte nxitja e rritjes së aksesit në shëndetësi, të mundësojmë shkëmbimin e përvojave dhe parashtrimin e një sërë rekomandimesh sesi situata mund të përmirësohet.