Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), i themeluar nga Këshilli i Evropës, është organ i pavarur monitorimi për të drejtat e njeriut i specializuar në çështjet e lidhura me racizmin dhe intolerancën.
Ditën e sotme, ECRI ka botuar një dokument informues që ka për qëllim t’u ofrojë qeverive një paketë për trajtimin e krizës aktuale sanitare të paprecedent dhe masive në mënyrë të tillë që të respektojnë vlerat themelore të demokracisë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut.
“Është e qartë që në fillim që qeveritë po përballen me sfida të jashtëzakonshme në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e popullsisë nga kërcënimi i COVID-19. Kuptohet gjithashtu se nuk mund të ruhet funksionimi i zakonshëm i shoqërisë, sidomos në kuadrin e masave kryesore mbrojtëse që janë marrë për të luftuar këtë virus, d.m.th. izolimin. Përveç kësaj, pranohet se masat e marra do të prekin në mënyrë të pashmangshme të drejtat dhe liritë tona që janë pjesë e pandashme dhe e nevojshme e shoqërive demokratike që qeverisen nga shteti i së drejtës”, thuhet në hyrje të dokumentit të ECRI.
Sipas Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës sfida kryesore sociale, politike dhe ligjore, me të cilën do të përballen shtetet tona anëtare, do të jetë aftësia e tyre për t’iu përgjigjur me efikasitet kësaj krize, duke garantuar në të njëjtën kohë që masat që ato marrin të mos cenojnë interesin tonë të qenësishëm afatgjatë në garantimin e vlerave themeluese të Evropës për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut,
Për të lexuar dokumentin informues në shqip të ECRI, klikoni: https://rm.coe.int/09000016809e2116