Aktivitete Ndërgjegjësuese, Deklaratë pë shtyp, Events, Lajme

Deklaratë për Media nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Deklaratë për Media
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është njohur me përmbajtjen e emisionit “Opinion”, i datës 22/05/2024 në operatorin kombëtar “Tv Klan” në lidhje me temën “Pro dhe Kundër martesave të të njëjtit seks”, në të cilën drejtuesi i një organizate të shoqërisë civile A.H. ka ndërhyrë në debat me shprehje të papërshtatshme ndaj komuniteteve fetare, specifikisht me karakter islamofobie ndaj komunitetit mysliman të Shqipërisë.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpreh keqardhjen për përdorimin e gjuhës diskriminuese, nxitjes së urrejtjes fetare dhe krahasimorëve negativë, të cilat nuk ndihmojnë në një debat për njohjen e të drejtave të Njeriut dhe të një fryme tolerance të bashkëjetesës në vendin tonë. Përkundrazi deklaratat me krahasime negative, paragjykuese dhe stigmatizuese ndaj komuniteteve fetare dhe nxitja e frymës përçarëse së komuniteteve ndaj njëri-tjetrit është një akt i patolerueshëm publik.
Komisioneri për Mbrotjen nga Diskriminimi fton drejtuesin e organizatës së shoqërisë civile A.H të kërkojë ndjesë publike ndaj komuniteteve fetare, posaçërisht komunitetit të besimtarëve mysliman për krahasimet e papërshtatshme që minojnë zhvillimin e një dialogu konstruktiv në shoqëri.
Përdorimi i gjuhës së urrejtes, nxitja e urrejtjes fetare dhe krahasimet denigruese në platformat televizive kombëtare të debatit, me rezonancë të lartë në shoqëri, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një debati konstruktiv, të arsyeshëm dhe të lirë për bashkëjetesën dhe tolerancën midis grupeve të ndryshme dhe shoqërore.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini njofton publikun se ka urdhëruar nisjen e një hetimi kryesisht (ex-officio) për deklaratat e shprehura gjatë emisionit “Pro dhe Kundër martesave të të njëjtit seks”, si dhe do të mbajë qëndrime publike për këtë ngjarje.
23/05/2024
KMD