Deklaratë pë shtyp

Deklaratë për mediat

Në kuadër të shqyrtimit administrativ të trajtimit të ankesës nr. 22 Regj., datë 06.02.2023, të Qendrës “Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT në Shqipëri”, përfaqësuar nga znj. Alba Ahmetaj, kundër z. Akil Pano përfaqësues i “Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës”, dhe z. Altin Goxhaj, me pretendim diskriminimin për shkak të identitetit gjinor, orientimit seksual dhe përkatësisë në një grup të veçantë, në datë 09.05.2023, ora 10:00, Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) zhvilloi një Seancë Dëgjimore me palët e interesuara për të sqaruar detaje apo rrethana të nevojshme në lidhje me çështjen.

Paraprakisht, KMD informon të gjitha mediat që nuk është praktikë e institucionit dhe në asnjë rast seancat dëgjimore nuk janë zhvilluar me praninë e mediave. Arsyet kryesore lidhen me pamundësinë objektive të institucionit për të akomoduar në mënyrë të përshtatshme mediat për të kryer veprimtarinë e tyre, por sidomos me faktin që në pjesën më të madhe të çështjeve që trajtohen nga institucioni trajtohen të dhëna personale dhe sensitive të cilat nuk mund të jenë publike në bazë të legjislacionit për të dhënat personale.

Po në kuadër të këtij informimi, KMD sqaron që të gjitha seancat dëgjimore që zhvillohen në institucion regjistrohen me sistem audio duke i lëshuar nga një kopje palëve si dhe duke ja dërguar regjistrimin organeve kompetente, sidomos gjykatave që merren me shqyrtime të mëtjeshme të çështjeve.

https://www.kmd.al/wp-content/uploads/2021/05/RREGULLORE-KMD.pdf

Gjithsesi, në lidhje me seancën konkrete, KMD nuk është vënë në dijeni dhe as nuk pa pasur paraprakisht ndonjë kërkesë specifike nga palët që të mund të merrej parasysh nga institucioni eventualiteti i pranisë së mediave në këtë seancë dëgjimore.

Ndërsa, në kuadër të transparencës, KMD informon se të gjitha vendimet që nxirren nga institucioni janë të publikuara në faqen ëeb të institucionit www.kmd.al, për këdo që është i interesuar dhe në respekt të legjislacionit për të dhënat personale.

Nga ana tjetër, Institucioni i KMD konstaton me keqardhje se pretendimet e palëve kundër të cilëve është ngritur ankesa e mësipërme, në lidhje me rrethanat e çështjes, zhvillimit të seancës por edhe mbi vetë dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi nuk reflektojnë situatën faktike, shtrembërojnë me keqdashje të vërtetën dhe janë dizinformuese për publikun.

https://www.kmd.al/wp-content/uploads/2021/05/2.pdf

Para zhvillimit të seancës dhe gjatë zhvilimit të saj, KMD konstatoi disa herë shkeljen e etikës minimale të komunikimit njerëzor dhe profesional, përdorimin e gjuhës jo të përshtatshme dhe bullizuese, sjellje të pahijshme e deri ngritje të zërit pa shkaqe të kuptueshme. Për këtë arsye, i është tërhequr disa herë vëmendja verbalisht Z.Goxhaj për sjelljen e tij.

https://www.faxweb.al/goxhaj-dhe-pano-perplasen-me-komisionarin-per-mbrojtjen-nga-diskriminimi-kerkojne-pranine-e-gazetareve-ne-seancen-per-filmat-per-femije-me-personazhe-lgbt/?fbclid=IwAR36aqPECdrvoWsB2kEbumnvLrnHKGSXPHpLV5GLh_BXkQmaBK3X1ypb1as

Këto sjellje janë të papranueshme jo vetëm sepse cenojnë integritetin dhe reputacionin e institucionit të KMD që mbron të Drejtat e Njeriut dhe lufton diskriminimin prej më shumë se një dekade, por sidomos sepse kanë krijuar një mjedis jo miqësor, përçmues dhe denigrues kundrejt personave të interesuar në proces si dhe vetë stafit të KMD.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është i detyruar të zbatojë të gjitha procedurat që i njeh Ligji për një vendimmarrje të drejtë dhe të paanshme, si dhe të ofrojë transparencë të plotë për të gjitha mediat e interesuara dhe për të gjithë publikun.

Gjithashtu, palët në një procedurë janë të detyruara të respektojnë dinjitetin e Njeriut, veprimtarinë e institucionit dhe zbatimin e ligjit.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi garanton të gjithë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e mediave për transparencë të plotë të hapave të ankimeve, procedurave të hetimit dhe integritet professional në vendimmarrjen institucionale.