Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes portalit JOQ Albania me një ngjarje të rënde të ndodhur në ambientet e jashtme të spitalit të Fierit, ku një grua u dhunua barbarisht.
KMD nxit policinë e Fierit dhe Prokurorinë e rrethit gjyqsor Fier që të nisin hetimet, të ndalojnë dhunuesin dhe të zbatojnë rigorozisht legjislacionin penal.
Ngjarjet e dhunshme ndaj gruas, janë të papranueshme dhe duhet të jenë të dënueshme në një shoqëri që pretendon respektim të dinjitetit njerëzor.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi fton të gjithë personat që ndjehen të dhunuar dhe diskriminuar të raportojnë rastet e tyre. Ligji ju mbron.
27/02/2021
#KMD