Aktivitete Ndërgjegjësuese, Deklaratë pë shtyp

Diskriminimi me bazë Gjinore dhe Puna në Shqipëri️

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në promovimin e hulumtimit “Diskriminimi me bazë Gjinore dhe Puna në Shqipëri️”, realizuar nga Aleanca Gjinore për Zhvillim.
Komisioneri Dr. Gajda gjatë fjalë së tij vuri në dukje rritjen e ankesave të diskriminimit mbi bazë gjinore në vendin e punës dhe mekanizmat e zyrës së KMD që janë përdorur për të luftuar fenomenin.
Në çfarëdo sfere të jetës që të konstatohet apo zhvillohet, publike apo private, diskriminimi gjinor është rrezik për progres. Femrat dhe meshkujt kanë të drejta të barabarta për punën e njejtë apo për punën e të njejtës vlerë.