Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi(KMD) është themeluar dhe funksionon në bazë të Ligjit Nr.10221 datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është i strukturuar në pesë drejtori:
- Drejtoria e Pritjes së Ankesave
- Drejtoria e Hetimit Administrativ
- Drejtoria Juridike
- Drejtoria Monitorimit, Raportimit dhe Komunikimit
- Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.
Misioni i Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është:
- Rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi diskriminimin dhe të drejtën për mundësi të barabarta.
- Promovimi aktiv i ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” dhe rolit aktiv të KMD-së, bazuar në historitë e suksesit.
- Intensifikimi i ndjekjes së institucioneve përgjegjëse për të siguruar zbatimin e vendimeve në një standard të lartë, përmes një sistemi të detajuar
- Monitorimi dhe zbatimi i ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, legjislacionit kombëtar dhe konventave kundër diskriminimit nga të gjithë institucionet kryesore të Shqipërisë.
- Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve aktuale kryesore me organizatat publike qeveritare dhe joqeveritare, Parlamentin, institucione të tjera të pavarura, organet e vetëqeverisjes vendore.
- Përmirësimi i rezultateve të çështjeve dhe ndikimi i tyre përmes komunikimit më të mirë me organizatat e shoqërisë civile në mbrojtje të grupeve të ndryshme të cënueshme.
- Hapja dhe forcimi i marrëdhënieve të reja me aktorë dhe partnerë të ndryshëm nga institucionet publike dhe private, ndërkombëtare dhe kombëtare, bota akademike, media dhe organizma të ndryshëm shoqërorë.
Objektivi i Drejtorisë Pritjes së Ankesave është administrimi i procesit të marrjes së ankesave, bazuar në nenin 33/3 të ligjit 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”; Promovimi i veprimtarisë së Komisionerit dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut përmes Zyrave Rajonale; Bashkëpunimi me organet e pushtetit vendor, Organizatat e Shoqërisë Civile; Organizatat Ndërkombëtare, në funksion të përmbushjes së misionit të KMD.Funksionet kryesore të kësaj drejtorie janë:
-
- Asiston dhe informon ankuesin për të adresuar raste diskriminimi,
- Informon ankuesin pas regjistrimit të ankesës,
- Kontakton ankuesin për plotësim të dokumentacionit, në rast se nuk është i plotë dhe në përputhje me parashikimet ligjore.
- Harton dhe administron regjistrin ankesave, duke dokumentuar gjithë të dhënat dhe prentendimet e paraqitura për t’u shqyrutar nga Zyra e Komisionerit.
- Promovon veprimtarinë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përmes tri Zyrave Rajonale: Korçë, Shkodër dhe Fier.
- Organizon aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për njohjen dhe zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” dhe punën e Zyrës së Komisionerit në këtë drejtim,
- Mban lidhje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme me OSHC kombëtare dhe lokale për një bashkëpunim intensiv në përbushje të misionit të përbashkët.
- Mban lidhje të vazhdueshme dhe bashkëpunon me pushtetin vendor, për zbatimin e vendimeve të Komisionerit, në rajonet ku veprojnë Zyrat Rajonale.
Objektivi i Drejtorisë së Hetimit Administrativ është ndjekja e procedurës së shqyrtimit të ankesave, bazuar në nenet 32 dhe 33 të ligjit 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” si dhe kryerja e inspektimeve.
Funksionet kryesore të kësaj drejtorie janë:
- Shqyrtimi i ankesave të marra nga persona, grupe personash ose organizata me interesa legjitime në lidhje me pretendimet për diskriminim të ndaluara me ligj.
- Kryerja e seancave dëgjimore publike, duke ftuar palët dhe cdo person tjeter të
- Nisja kryesisht e çështjeve bazuar në informacione të besueshme për shkeljen e LMD-së.
- Pas shqyrtimit të ankesave bazuar në procedurën e parashikuar në LMD, përgatitja draft-vendimeve.
- Kryerja e hetimeve pas marrjes së informacioneve të besueshme në lidhje me shkeljen e ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
- Kryerja e inspektimeve në terren me qëllim kryerjen e hetimeve sa më të plota.
- Marrja pjesë dhe dhënia e kontributit në grupet e punës, seminare, trajnime.
- Hartimi i raporteve të ndryshme me kërkesë të Komisionerit.
Objektivi i Drejtorisë Juridike është mbështetje dhe koordinim ligjor i gjithë veprimtarisë së punës së Institucionit të Komisionerit. Ndjekja e procedurave administrative dhe gjyqësore në kuadrin institucional.
Funksionet kryesore të kësaj drejtorie janë:
- Përfaqësimi i Komisionerit në Gjykatë.
- Dhënia e mendimeve me shkrim dhe opinioneve për çështje që shqyrtohen nga Gjykatat.
- Përgatitja e rekomandimeve për ndryshimin dhe amendimin e legjislacionit ekzistues për mbrojtjen nga diskriminimi.
- Ndjekja e procesit të shqyrtimit, miratimit dhe publikimit të akteve nënligjore dhe organizimi i veprimtarive të grupeve të posaçme të punës për përgatitjen e projekt-akteve.
- Përgatitja e urdhërave, udhëzimeve dhe çdo akti tjetër administrativ të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
- Përgatitja e mendimeve juridike për të gjitha projektligjet dhe projekt-aktet e dërguara në adresë të Institucionit te Komisionerit si dhe atyre të hartuara nga ky institucion.
- Pjesmarrja në grupe të ndryshme pune në sektorë të ndryshëm, që hartojnë strategji kombëtare dhe lokale.
- Marrja pjesë dhe dhënia e kontributit në grupet e punës, seminare, trajnime.
Objektivi i Drejtorisë Monitorimit, Raportimit dhe Komunikimit është mbajtja dhe koordinimi i marrëdhënieve institucionale me institucione dhe organizma brenda dhe jashtë vendit, duke bashkërenduar punën me drejtoritë e KMD-së.
Funksionet kryesore të kësaj drejtorie janë:
- Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare, institucionet kombëtare dhe OJF në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
- Kryerja e monitorimit të zbatimit te Konventave te Ratifikuara nga RSH, Strategjive dhe Planet Kombëtare te Veprimit.
- Hartim projektesh në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
- Kryerja e studimeve shkencore, sondazheve dhe anketimeve në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe finalizimi me botime dhe publikime.
- Organizim i veprimtarisë ndërgjegjësuese të aktiviteteve të Institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
- Komunikim me median për vizibilitetin e KMD-së, si dhe përditësimi i faqes Web të institucionit dhe komunikimi i tij në rrjetet sociale.
- Komunikimi dhe koordinimi ndërinstitucional, në kuadër të funksionit kryesor të KMD-së.
- Marrja pjesë dhe dhënia e kontributit në grupet e punës, seminare, trajnime
Objektivi i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse është garantimi i mbarëvajtjes administrative, teknike, ligjore dhe financiare për funksionimin normal të institucionit në bashkëpunim me njësitë e krijuara sipas legjislacionit përkatës. Kjo drejtori ndihmon në koordinimin e aktiviteteve në mënyrë që të arrihet sinergjia e duhur ndërmjet drejtorive me qëllim arritjen e objektivave në mënyre eficente dhe efikase, si dhe zhdërvjellson të gjitha operativitetet.
Funksionet kryesore të Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse janë:
- Kontrolli, respektimi i ligjit dhe të rregullave të funksionimit të brendshëm të Institucionit të Komisionerit.
- Zbatimi dhe ndjekja e të gjitha procedurave ligjore në lidhje me marrjen në punë të personelit, përgatitjen e kontratave, dhënien e ndihmës në zhvillimin profesional të personelit të Zyrës, zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi të rishikimeve vjetore të performancës, zhvillimin e masave disiplinore dhe ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
- Ndjekja dhe bashkërendimi i veprimtarive për përmbushjen e procedurave dhe planifikimin e kërkesave buxhetore të Institucionit të Komisionerit, asistimin e Komisionerit në përgatitjen e buxheteve vjetore, rishikimeve vjetore të buxheteve dhe përgatitjen e dokumenteve për dhe në bashkëpunim me kontrollet financiare të Institucionit kur ka të tilla.
- Realizimi i veprimtarive financiare të Institucionit të Komisionerit, si dhe hartimi i pasqyrave financiare vjetore, rakordimin dhe përgatitjen e situacioneve progresive me degën e thesarit mbi shpenzimet dhe të ardhurat si dhe kontabilizimin e likuidimin në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse.
- Prokurimi i fondeve buxhetore, duke zbatuar kërkesat e ligjit “Për Prokurimin Publik”, dhe gjithë legjislacionin në fuqi.
- Përgjigjet për zhvillimin, vënien në funksionim dhe mirëmbajtjen e sistemeve të IT që janë të nevojshëm për të siguruar funksionimin me efiçencë të institucionit. Kujdesjen për funksionimin e mjeteve të komunikimit, si dhe përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të Institucionit të Komisionerit.
- Administrimi, inventarizimi dhe mirëmbajtja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të zyrës së Komisionerit.
- Mbajtja, ruajtja dhe protokollimi i korrespondencën se nisur sipas porosive të Komisionerit.
- Krijon regjistra, ruan dhe mirëmban të gjithë dokumentacionin sipas ligjit “Për arkivat”.
- Marrja pjesë dhe dhënia e kontributit në grupet e punës, seminare, trajnime.