Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Kolegji Universitar “Luarasi” nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, në fokus të së cilës janë shkëmbimet akademike të programeve të përbashkëta të Kërkimit shkencor dhe praktikat profesionale të studentëve në institucionin që promovon barazinë dhe të drejtat e Njeriut️, duke luftuar diskriminimin dhe ndërgjegjësuar komunitet.
Komisioneri Gajda dhe rektori Ruka konfirmuan nevojën për të bashkëvepruar dhe shtuar përpjekjet për të promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin në lidhje me parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit në nivel shkencore dhe akademike dhe angazhohen të punojnë së bashku në këto aspekte:
✅-Praktika mësimore për studentët, për t’u njohur me bazën ligjore, raste konkrete në lidhje me problemet që lidhen me diskriminimin
✅-Aktivitete të ndryshme që lidhen me ndërgjegjësimin për problemet e diskriminimit
✅-Leksione të hapura që lidhen me çdo çështje diskriminimi.
KMD dhe Kolegji universitar “Luarasi” firmosin Marrëveshje Bashkëpunimi
24
Apr