Deklaratë pë shtyp

KMD dhe KQZ rekomandime për fushatën elektorale

Në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe respektimit të detyrimeve Kushtetuese dhe ligjore, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kanë nënshkruar një dokument me disa Rekomandime të përbashkëta për subjektet politike pjesëmarrëse në fushatën elektorale.

Rekomandimet kryesore synojnë ndërgjegjësimin e subjekteve politike dhe administratës zgjedhore mbi:
– Respektimin e parimit të barazisë;
– Ndalimin e diskriminimit
– Parandalimin e gjuhës së urrejtjes
– Adresimin e temave të ndjeshëm
– Përfaqësimin e barabartë të listat zgjedhore
– Respektimin e kuotave gjinore në listat e subjekteve zgjedhore

Këto Rekomandime janë në përputhje me nëntë Konventat të të Drejtave Themelore të OKB, KiE, vlerat e përcaktuara në traktatet e BE, parimet themelore të OSBE, në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit zgjedhor.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi janë të gatshëm të ofrojnë asistencë në shtjellimin e këtyre Rekomandimeve.

Bashkëlidhur Rekomandimet:

Rekomandime të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për parandalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtes gjatë fushatës zgjedhore.