Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ndjek me vëmendje dinamikën e përballimit të përhapjes së COVID-19 në vendin tonë dhe marrjen e masave nga ana e qeverisë.
Institucioni i KMD ka analizuar VKM nr.236, datë 19/03/2020, ku përcaktohet ndër të tjera lista e subjekteve përfituese, gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, si pasojë e CODIV19.
Pas ankesës së Qendës për Advokim Social për shkak të gjendjes ekonomike-familjare dhe analizës të situatës faktike, si dhe parashikimeve në VKM nr.236, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i ka dërguar një REKOMANDIM Këshillit të Ministrave për të zgjeruar listën e subjekteve përfituese të përcaktuar në nenin nr.4 të VKM nr.236.
Komisioneri Dr. Gajda vlerëson se, Komuniteti rom dhe egjiptian në Shqipëri përballet me situata shumë të veshtira për sa i përket çështjes së punësimit dhe situata e kufizimit të lëvizjes, aktiviteteve ekonomike si pasojë e COVID19 sinjalizon nevojë që:
· Të përfshihet e kategoria e personave që janë punëkërkues të papunë, të cilët nuk kanë qenë më parë të punësuar dhe për pasojë nuk kanë kontribuar në skemën e sigurimit shoqëror.