Lajme

KMD reagon për aktet vandale ndaj tabelave orientuese në gjuhën greke

Deklaratë për mediat

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon aktet e vandalizmit të tabelave orientuese në gjuhën greke të sinjalistikës rrugore, në disa njësi administrative në Finiq.

Komisioneri Dr. Robert Gajda fton qytetarët të distancohen nga këto provokime vizive dhe të ruajnë bashkëjetesën shekullore të të gjithë grupeve shoqërore, apo pakica kombëtare, që gëzojnë të drejtat e Njeriut si të gjithë të tjerët, si vlerë e patjetërsueshme Kombëtare.

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi i kërkon autoriteteve përgjegjëse të infrastrukturës rrugore të ndreqë sa më parë tabelat dygjuhëshe, si dhe i kërkon Policisë së Shtetit të zbardhë ngjarjen, duke vënë përpara ligjit autor/ët.

Komisioneri garanton të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë në grupe shoqërore apo pakica kombëtare se do të jetë avokat i të drejtave që sanksionon Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë.