Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
z. Robert Gajda, Lindur në Elbasan në 19 Korrik 1983. Ka përfunduar ciklin e plotë të studimeve për Juridik në Universitetin e Pizës, Itali, në Shkurt/2010. Nga Qershori i vitit 2015 ka marrë gradën shkencore Doktor në Shkollën Doktorale për Drejtësi Kushtetuese dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Pizës, duke mbrojtur temën e doktoraturës me titull “Rekursi individual kushtetues në rendin juridik shqiptar”.
Ka marrë pjesë në shumë Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare në lëmin e së drejtës, specifikisht në fushën e së drejtës kushtetuese dhe administrative. Gjithashtu, ka organizuar konferenca kombëtare shkencore akademike dhe anëtar në bordet shkencore të konferencave të ndryshme.
Së fundmi ka botuar një cikël leksionesh për të Drejtën Publike dhe një monografi me titull: “Il ricorso diretto dei singoli nell’ordinamento albanese. Aspetti comparativi”, Bonomo Editore, Bolonja, 2017.
Është impenjuar si individ së bashku me intelektualë, studentë, qytetarë, ojf në përkrahje të nismave qytetare por edhe si fituesh projektesh.