Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në Festivalin e Rinisë, të organizuar nga World Vision Albania, e cila bëri bashkë në Tiranë qindra të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje dhe Hercegovina kundër dhunës ndaj fëmijëve.
Dhuna, në çdo formë të saj mbetet prezente në shoqërinë shqiptare. Sipas një raporti në rang republike rreth 70% e fëmijëve deri në moshën 18 vjeç pranojnë se qoftë një herë në jetë kanë përjetuar një formë dhune. Në krye të listës mbetet dhuna psikologjike, përfshirë bullizmin mes bashkëmoshatarëve.
Nga Komisioneri Dr. Gajda iu bashkua thirrjes për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve!
Komisioneri Dr. Gajda në Festivalin e Rinisë
20
Sep