Lajme

Komisioneri Dr. Gajda reagon pas kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoftua për kërkesën publike të Unionit të Gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë mbi ankesën për disa artikuj në median online që kanë përmbajtje fyese, denigruese, stereotipizuese duke nxitur paragjykime me sfond gjinor që cenojnë imazhin e gjyqtareve të Republikës së Shqipërisë.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka udhëzuar specialistët e institucionit të mbledhin informacionin e përmendur në deklaratë për të verifikuar format e denigrimit të mundshëm të fuksionarëve me baza gjinore dhe të shohë mundësinë e  nisjes së një hetimi ex-officio.
Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut shprehet se, “çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione..” , por “ushtrimi i këtyre lirive përmban detyrime dhe përgjegjësi”, sidomos për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve.
Gjuha e urretjes online është një shqetësim në rritje në vendin tonë dhe përbën një aspekt shqetësues gjatë punës së institucionit të Komisionerit për Mbrotjen nga Diskriminimi. Me qëllimin për të ndrequr situata diskriminuese dhe adresimimin me efektiv të gjuhës së urrejtjes Komisioneri bashkëpunon ngushtësisht me Autoritetin e Mediave Audiovizive,  Këshillin Shqiptar të Medias dhe Avokatin e Popullit duke punuar në dy drejtime: anti-diskriminimi dhe liria e shprehjes.