Events

Komisioneri Gajda priti Komisioneren e KiE-së, Mijatoviç

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z. Robert Gajda priti në takim znj.Dunja Mijatoviç, Komisioneren e të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës, në vizitën e saj të parë në detyrën e re.

Komisioneri Gajda informoi komisioneren e KiE-së Mijatoviç për situatën e Diskriminimit në vend, rolin e zyrës së KMD për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe prioritet e mandatit të tij për të mbrojtur qytetarët nga çdo lloj diskriminimi.

Nga ana saj, Komisionerja Mijatoviç falenderoi për sintezën e gjendjes aktuale të luftës kundër Diskrimiminimit, duke vënë në dukje, se ka zgjedhur Shqipërinë për të vizituar të parin vend në turin e saj rajonal, që do të finalizohet me një raport të gjendjes së të drejtave të Njeriut në këto vende.

Ndërkohë dy komisionerët prekën në veçanti dy tema: të drejtat e fëmijëve dhe problematikat e personave me aftësi ndryshe në vend.

Komisioneri Gajda vuri në dukje bashkëpunimin institucional me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në disa çështje specifike që institucioni i Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka trajtuar në lidhje me të drejtat e fëmijëve, në veçanti të komunitetit rom dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi ndryshe në institucione arsimore dhe shërbime sociale.