Lajme

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të drejtuesve të Institucioneve të Pavarura

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të drejtuesve të Institucioneve të Pavarura organizuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin🇦🇱️, znj. Elisa Spiropali.
Roli bashkërendues i Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me institucionet e pavarura, Kuvendin e Shqipërisë dhe ekzekutivin synon të forcojë impaktin e institucioneve dhe ndjekjen e zbatueshmërisë së rekomandimeve, si dhe përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues.
Komisioneri Gajda vlerësoi takimin koordinues si një provë angazhimi për të garantuar të drejtat e Njeriut, në të gjitha aspektet.