Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z.Robert Gajda, së bashku me përfaqësuesen e zyrës së Komisionerit në Korçë, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga projekti shkolla ime=shkolla jote, në shkollën “ Ismail Qemali” , në Korçë, me temë gjithëpërfshirja e fëmijëve rom dhe egjiptian në sistemin arsimor. Në këtë shkollë studiojnë 250 nxënës, nga te cilët 45% janë nxënës të komunitetit rom dhe egjiptian. Në takim morën pjesë prindër, mësues dhe nxënës, të cilët u shprehen rreth problematikave që hasen në këtë shkollë. Komisioneri Gajda ju foli për ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe për aktivitetin e zyrës së Komisionerit. Komisioneri shprehu angazhimin e tij në mbështetje të nxënësve të komunitetit rom dhe egjiptian në gjithëpërfshirjen e tyre në sistemin arsimor, gjithashtu, siguroi mbështetje për cdo individ që ndjehet i diskriminuar.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda,aktivitet në Korçë
23
May