Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z.Robert Gajda, priti në takim, në ambjentet e zyrës së Komisionerit, Avokatin e Popullit, znj.Erinda Ballanca. i pranishëm në këtë takim ishte edhe Komisioneri për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z.Besnik Dervishi. Tema e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe kordinimi i aktivitetit të këtyre institucioneve , në promovimin dhe mbrojtjen sa më efikase të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Gjithashtu, Përfaqësuesit e këtyre institucioneve shprehen vullnetin e tyre për nënshkrimin e Marrëveshjeve të Bashkëpunimit midis tyre, për një bashkëpunim më të frytshëm në arritjen e qëllimit të përbashkët, në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda,takim me Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
23
May