Lajme

Komisioneri z. Robert Gajda zhvilloi një takim pune me Zv/Ambasadorin e Greqisë në Tirane Z. Grigorios Delavekouras, Këshilltar i Parë.

 

Ku u theksua se respekti për të drejtat e njeriut dhe në veçanti të minoriteteve është përparësi për çdo shtet që dëshiron të sillet një mënyrë moderne dhe demokratike.
Ligji për minoritet është një sipërmarrje e rëndësishme. U vlerësua pozitivisht miratimi i ligjit mbi pakicat kombëtare dhe masat e ndërmarra për përmirësimin e gjendjes dhe garantimin e të drejtave të tyre në praktikë.
Gjithashtu, u diskutan çështje specifike lidhur me vetë-identifikimin e pakicave, arsimimin në gjuhën amëtare, pjesëmarrjen në jetën publike, ekonomike, sociale dhe përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së nevojshme në përditshmërinë e minoritetit.

Zv. Ambasadori shprehu nevojen e prezantimit të Insititucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi pranë minoritetit si dhe implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Një garanci me shumë për mbrojtjen e pakicave përbën Ligji Nr. 10221 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u krijua bazuar në këtë ligj, si institucion i pavarur në ushtrimin e detyrës, që siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin.