Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori sot pjesë në konsultën kombëtare️ “Reforma e aftësisë së kufizuar dhe dialogu me grupet e interesit”, organizuar nga shoqata e të Verbërve të Shqipërisë.
Konsulata përfshin diskutime me organizatat e aftësisë së kufizuar dhe aktorët e përfshirë në hartimin e reformës lidhur me transparencën e proçesit për vendimarrjes. Komisioneri Dr. Gajda vuri në dukje rritjen e ankesave PAK në zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe trajtimin e tyre me përparësi të veçantë.
Kjo konsultë vjen në respektimin e parashikimeve të Konventës së OKB për të drejtat PAK lidhur me konsultimin në mënyrë aktive për të pasur një zë ndikues në proçesin e vendimarrjes.