Lajme

Lufta Kundër Diskriminimit dhe Mbrojtja e të Drejtave LGBTI në Shqipëri

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në një takim të organizuar nga Coc Holande dhe Komiteti i Helsinkit (NHC) mbi Luftën Kundër i Diskriminimit dhe Mbrojtja e të Drejtave LGBTI në Shqipëri.
Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës në kuadrin e vartëses së saj të MATRA. Programi Matra është ngritur për të forcuar kapacitetin e institucioneve qeveritare në disa vende në
fazën e para-anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ato të Partneritetit Lindor, për të nxitur zhvillimin e tyre të shtetit të të drejtës në përputhje me kriteret e pranimit në BE nëpërmjet bashkëpunimit me institucionet (gjysmë) publike holandeze. Sa për kujtesë, Kapitulli 23 i
negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë, ndër të tjera, përcakton respektimin e lirive
themelore, duke përfshirë të drejtat e njeriut të personave LGBTI, të cilët shpesh janë viktima
të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe madje edhe krimeve të urrejtjes.