Aktivitete Ndërgjegjësuese

MES LIRISË SË SHPREHJES DHE “GJUHËS SË URREJTJES”

Të nderuar zotërinj Ambasadorë,

Të nderuara zonja Deputete,

E nderuar znj.Kodra,

I nderuar Z. Totozani,

Të nderuar organizatorë dhe pjesmarrës,

Duke ndjekur debatin e kohëve të fundit mbi të drejtat e komunitetit LGBT, mendova të reflektoj disa ide mbi lirinë e shprehjes dhe kufijve deri ku mund ta ushtrojmë atë. Shoqëria demokratike është e lidhur ngushtë me respektimin e të drejtave themelore të njeriut, aq sa është kristalizuar idea se “Demokracia dhe liria e shprehjes kanë bashkëjetuar gjatë dhe nuk mund të ekzistojnë të ndara”. Për më tepër, pavarësisht se në ç’ formë realizohet liria e shprehjes, ajo nuk mund të trajtohet ndryshe veç si e drejtë themelore e njeriut. Në këtë këndvështim dëshiroj të theksoj dy aspekte të saj:

Së pari, trajtimin e lirisë së shprehjes si mjet i realizimit shpirtëror dhe intelektual të individit, lirisë personale dhe të drejtës së individit për të realizuar personalitetin e vet. Në këtë aspekt një individ, pjesëtar i komunitetit LGBT gëzon çdo të drejtë themelore që Kushtetuta i njeh çdo individi: si liria e mendimit, e shprehjes, e organizimit dhe tubimit. Më tej kësaj, me një ligj të veçantë “Për mbrojtjen nga diskriminimi” është garantuar mbrojtja e të drejtave themelore të çdo individi nga sjelljet diskriminuese edhe për shkak të orientimit seksual.

Fjalimi i plotë i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi