Me datë 11.Korrik 2012, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve, veçanërisht gjatë trajtimit të ankesave që subjektet paraqesin duke pretenduar sjelljen diskriminuese. Trajtimi i të dhënave të këtyre subjekteve duke respektuar ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, rrit sigurinë dhe besimin e tyre ndaj institucioneve.
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, theksoi rëndësinë e formalizimit të bashkëpunimit të deritanishëm përmes kësaj marrëveshjeje, e cila do të realizohet përmes:
-Përmes pjesëmarrjes në grupet e punës për hartimin e udhëzimeve apo rekomandimeve të posaçme të paleve, në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe mbrojtjes nga diskriminimi.
-Shkëmbimit të eksperiencave, bashkëveprimit në organizimin e seminareve, trajnimeve për kategori të veçanta subjektesh, bashkëpunimit për rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët, organizimin e fushatave sensibilizuese për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbrojtjen efktive nga diskriminimi dhe çdo formë sjelljeje që e nxit atë.
-Bashkëpunimit për përpunimin e të dhënave sensitive që kanë të bëjnë me origjinën racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësimin në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimin penal, si dhe të dhëna për shëndetin dhe jeten seksuale tëindividëve me qëllim parandalimin e diskriminimit.
-Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për forcimin e shtetit të së drejtës, për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në përgjithësi, dhe në veçanti për mbrojtjen e të dhënave personale, mbrojtjen nga diskriminimi dhe respektimin e parimit të barazisë ndërmjet individëve.
Nënshkrim i marrëveshjes së bashkëpunimit mes KMD dhe KMDP
27
May