Events

Nënshkrim i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe shoqatave Rome dhe Egjyptiane, në Bashkinë e Lezhës

Në kuadër të “Ditëve të Hapura”, Komisioneria për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Irma Baraku, me datë 22 Shkurt 2013, organizoi një takim me shoqata të ndryshme ndër të cilat dhe shoqatat aktive Rome dhe Egjyptiane në Bashkinë e Lezhës, me të cilat nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi.
Komisioneria dhe përfaqësues të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi bënë një vizitë në shkollën “Gjergj Fishta”, ku u informuan  nxënësit me ligjin “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” dhe institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Vizita vijoi dhe në qendrën e “ Shejtja Marisë”, ku ofrohet asistencë për fëmijët në nevojë, kryesisht fëmijët e komunitetit rom. Fëmijët asistohen mbasditeve për të kryer mësimet, me aktivitete sportive dhe kulturore etj. Këtu ofrohen kurse profesionale ( rrobaqepësie) për gratë e vajzat.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi domosdoshmërinë e nxitjes së punësimit të komunitetit rom, veçanërisht grave dhe metodave për nxitjen e përfshirjes në arsimin e mesëm të vajzave rome. Këto masa u konsideruan si të domosdoshme për përmirësimin e situatës së këtij komuniteti me synim integrimin e tyre.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun