NJOFTIM PUBLIK PËR Z. ARBEN MEÇE

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi njofton z. Arben Meçe, në cilësinë e subjektit kundër së cilit drejtohet ankesa nr. 21, datë 01.02.2022, e Rrjetit të Organizatave R/E, Korçë, ku pretendohet diskriminim në formën e gjuhës së urrejtjes, për shkak të “racës”, të pakicës kombëtare rome, nga ana e e Televizionit Vizion Plus dhe opinionistit Arben Meçe, në Emisionin  “Spot LIGHT”, të moderuar nga z. Alban Dudushi, në Televizionin Vizion Plus, mbi procedurat hetimore të zhvilluara në ngarkim të tij.
Ky njoftim kryhet në kushtet kur, Komisioneri nuk disponon asnjë adresë të z. Arben Meçe, për të kryer korrespondencë zyrtare në kuadër të shqyrtimit të ankesës së sipërpërmendur.
Bashkëlidhur këtij njoftimi ndodhen shkresa nr. 222/1, datë 09.02.2022 dhe shkresa nr. 222/2 prot, datë 04.03.2022, drejtuar z. Arben Meçe, të kthyera mbrapsht nga shërbimi postar.
 
KOMISIONER
Robert GAJDA  
Njoftim Publik
Shkresa nr. 222-1 datë 09.02.2022
Shkresa nr. 222-2, datë 04.03.2022
Njoftim Publik per z. Arben Mece
Vendim nr. 100, datë 24.05.2022, Rr. i Organizatave RIE v Arben Mece etj
 
NJOFTIM PUBLIK PËR Z. ARBEN MEÇE
Vendim nr.184, date 03.10.2022, i KMD-se
Njoftim Publik nr.1300_2, datë 03.10.2022, për z. Arben Meçe  
 
NJOFTIM PUBLIK PËR Z. OLSI JAZEXHI
KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI NJOFTON Z. OLSI JAZEXHI, MBI PROCEDURAT HETIMORE TË ZHVILLUARA NË NGARKIM TË TIJ, NË CILËSINË E SUBJEKTIT KUNDËR SË CILIT DREJTOHET ANKESA NR. 153, DATË 03.10.2022, E ZNJ. ZHAKLIN LEKATARI DHE ÇËSHTJA EX-OFFICIO E NISUR NGA KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI ME URDHËRIN NR. 151, DATË 30.09.2022, KU PRETENDOHET DISKRIMINIM PËR SHKAK TË GJINISË, REFERUAR SHPREHJEVE TË PËRDORURA NGA SHTETASI OLSI JAZEXHI, KUNDREJT ZNJ. ZHAKLIN LEKATARI NË EMISIONIN “FTESË NË 5”, TË MODERATORES BIETA SULO, TË DATËS 29.09.2022, TË TRANSMETUAR NË TELEVIZIONIN TOP-CHANNEL.
KY NJOFTIM KRYHET NË KUSHTET KUR, KOMISIONERI NUK DISPONON ASNJË ADRESË TË Z. OLSI JAZEXHI, PËR TË KRYER KORRESPONDENCË ZYRTARE NË KUADËR TË SHQYRTIMIT TË ANKESËS SË SIPËRPËRMENDUR.
BASHKËLIDHUR KËTIJ NJOFTIMI NDODHET SHKRESA NR. 1301/1, DATË 03.10.2022, DREJTUAR Z. OLSI JAZEXHI
Njoftim ankese Olsi Jazexhi_20221205073044
Njoftim publik Olsi Jazexhi_20221205075713
NJOFTIM PUBLIK PËR Z. OLSI JAZEXHI
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi njofton z. Olsi Jazexhi, në cilësinë e subjektit kundër së cilit drejtohet ankesa nr. 153, datë 03.10.2022, e znj. Zhaklin Lekatari dhe çështja ex-officio e nisur nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi me Urdhërin Nr. 151, datë 30.09.2022, “Për ndjekjen kryesisht të çështjes së shprehjeve të përdorura nga shtetasi Olsi Jazexhi, kundrejt znj. Zhaklin Lekatari në emisionin “Ftesë në 5”, të moderators Bieta Sulo, të datës 29.09.2022, të transmetuar në televizionin Top-Channel”, ku pretendohet diskriminim për shkak të gjinisë, mbi Vendimin Nr. 236, datë 29.12.2022, e KMD-së, ku është vendosur si më poshtë:
  1. Gjuha e përdorur nga shtetasi Olsi Jazexhi në emisionin “Ftesë në 5”, transmetuar në datë 29.09.2022 në Televizionin Top-Channel, përbën diskriminim në formën e “gjuhës së urrejtjes”, për shkak të gjinisë.
  2. Në referim të pikës 1 të këtij vendimi shtetasi Olsi Jazexhi, në cilësinë e  personit i cili ka konsumuar sjelljen diskriminuese si më sipër, të bëjë një deklaratë publike (verbale ose të shkruar) me anë të të cilës distancohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe të evitojë në të ardhmen përdorimin e saj.
  3. Në referim të nenit 33, pika 11, të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, të ndryshuar, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja dijeni për këtë vendim, z. Olsi Jazexhi, duhet të njoftojnë Komisionerin, lidhur me masat e marra për zbatimin e tij.
  4. Në referim të nenit 33, pika 11, të Ligjit nr. 10221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, të ndryshuar, moszbatimi i këtij vendimi sjell si pasojë ndëshkimin me gjobë, sipas parashikimeve të pikës 13, të po këtij neni.
  5. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, brenda 45 ditëve nga marrja dijeni.
 
Ky njoftim kryhet në kushtet kur, Komisioneri nuk disponon asnjë adresë të z. Olsi Jazexhi, për të kryer korrespondencë zyrtare në kuadër të shqyrtimit të ankesës së sipërpërmendur.
Bashkëlidhur këtij njoftimi ndodhet Vendimi Nr. 236, datë 29.12.2022, i KMD-së, drejtuar z. Olsi Jazexhi, i kthyer nga shërbimi postar.
Njoftimi publik i vendimit Olsi Jazexhi
Vendimi Olsi Jazexhi

 

NJOFTIM PUBLIK PËR Z. OLSI JAZEXHI.(Vendimi me gjobe)
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi njofton z. Olsi Jazexhi, në cilësinë e subjektit kundër së cilit është dhënë Vendimi Nr. 39, datë 17. 03. 2023, i KMD-së, ku është vendosur:
  1. Olsi Jazexhi të gjobitet në vlerën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.
  2. Gjoba të derdhet në Buxhetin e Shtetit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja dijeni e këtij vendimi. Pagesa e kësaj vlere të bëhet pranë çdo banke në llogarinë e thesarit Tiranë, për llogari të: Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, NIPT: L02027451K, Kodi: 1091001, Entiteti i Qeverisjes: 1, Distrikti (TDO), Llogaria ekonomike: 7115499.
  3. Zbatimi i Vendimit nr. 236, datë 29.12.2022 të Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi, brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja dijeni mbi sanksionin, sjell shfuqizimin e tij.
  4. Ndjekjen e procedurave të parashikuara në nenin 162 të Kodit të Procedurave Administrative për njoftimin e z. Olsi Jazexhi mbi këtë vendim
  5. Ky njoftim kryhet në kushtet kur, Komisioneri nuk disponon asnjë adresë të z. Olsi Jazexhi, për të kryer korrespondencë zyrtare në kuadër të shqyrtimit të ankesës së sipërpërmendur.
 
Në kushtet kur, Komisioneri nuk disponon asnjë adresë të z. Olsi Jazexhi, mbështetur në nenin 162 të Kodit të Procedurave Administrative, nëpërmjet këtij Njoftimi Publik publikon Vendimin nr. 39, datë 17. 03. 2023, e KMD-së në faqen zyrtare të institucionit, si dhe aktet e sipërcituara u afishuan në ambientet e jashtme të godinës, ku KMD ushtron aktivitetin e tij.
 
Bashkëlidhur këtij njoftimi ndodhet Vendimi nr. 39, datë 17. 03. 2023, i KMD-së, drejtuar                 z. Olsi Jazexhi.
Vendim gjobe Olsi Jazexhi