Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në bashkëpunim me UNDP Shqipëri, Avokati i Popullit dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizuan dje një tryezë konsultimi me temë “Parimet, politikat dhe standardet e një mjedisi të sigurtë pune”.
Ekzistenca e politikave dhe procedurave kundër ngacmimit dhe ngacmimit seksual në vendin e punës në administratën publike dhe entitetet private kontribuojnë në një mjedis të sigurt pune ishin në fokusin e diskutimeve.
Në fjalën e tij komisioneri Dr. Gajda vlerësoi takimin si një moment bashkimi të rëndësishëm për një çështje të mprehtë në botë edhe në Shqipëri të ngacmimin seksual dhe që lindin gjatë ushtrimit të veprimtarisë ose për shkak të veprimtarisë.
Po ashtu, Dr.Gajda ngriti çështjen e përfaqësimit të gruas në organet drejtuese, koordinimin ndërinstitucional si dhe aktet normative të brendshme për subjektet private, nga sindikatat, mekanizmat e monitorimit tek rregulloret.
Çështjet që lidhen me ngacmimin, ngacmimin seksual dhe që lindin gjatë ushtrimit të veprimtarisë ose për shkak të veprimtarisë janë një shqetësim i evidentuar tashmë në raporte e studime të ndryshme. Në këtë shqetësim përfshihen të gjitha stafet e strukturat pa dallim. A gëzojnë mbrojtje efektive gratë dhe burrat ndaj ngacmimeve seksuale në vendin e punës në të gjitha nivelet e administratës publike dhe në sektorin privat?
Kjo tryezë konsultimi, u iniciua nga UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA.
Të ftuar në tryezë ishin përfaqësues të administratës publike, sektorin privat dhe shoqërinë civile.