Events

Takim konsultativ

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka filluar procesin e vlerësimit të realizimit të objektivave të Planit Strategjik 2018-2021, me fokus hartimin e  Planit të Ri  Strategjik 2022-2026. 

Janë të ftuara të gjitha organizatat, institucionet dhe grupet e interesit për të paraqitur mendimet dhe komentet e tyre ne lidhje me përmirësimin e objektivave për planin e ri strategjik të KMD në adresën e email-it : info@kmd.al  , me postë zyrtare  ose duke u paraqitur pranë Zyrave me adresë: Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Rruga e Durrësit për dorëzimin e materialeve  brenda datës 10 Nëntor 2021.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

KMD