Nga data 7 deri në 9 maj u zhvillua në Bruksel, Belgjikë, një vizitë studimore e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë vizitës Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z. Robert Gajda dhe delegacion shqiptar pati mundësinë të takoheshin me:
– Avokatin e Popullit të BE
– Avokati Federal të Belgjikës
– Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme e Drejtësisë, Njësia për Barazi Gjinore
– Ministria e Drejtësisë, Departamenti i të Drejtave të Njeriut, Njësia Federale për Mundësi të Barabarta
– Shërbimi për luftën ndaj Varfërisë, Pasigurisë dhe Përjashtimit Social, Belgjikë
– ENNHRI, Rrjeti Evropian i Institucioneve Kombëtare të të Drejtave të Njeriut
– Unia, Qendra Ndërfederale e Shanseve të Barabarta
– Equinet, Rrjeti Evropian i Organeve të Barazisë
Gjatë takimit me Equinet, ata diskutuan një gamë të gjerë temash, duke përfshirë:
– Si punon dhe ndihmon Equinet-i për të pasur një qasje holistike për barazinë në vendet anëtare të Rrjetit.
– Sanksionet si garanci për efektivitetin e vendimeve të organeve të barazisë.
– Mënyrat e kryerjes së hulumtimeve dhe zhvillimit të anketave.
– Liria e shprehjes kundrejt gjuhës së urrejtjes / Sterotipet negative.
– Zhvillimi i fushatave të ndërgjegjësimit për barazinë në shkolla.
Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për anëtarët e Sekretariatit të Equinet për të takuar Komisionerin e ri për Mbrojtjen e Diskriminimit, Robert Gajda, i cili mori detyrën më 5 prill 2018.